​Dukagjin Lipa: Gëzuar ditëlindjen Dua, të dua shumë dhe jam

0%

Dukagjin Lipa e përgëzoi vajzën e tij, këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, me rastin ditëlindjes së saj. Ai publikoi edhe dy fotografi bashkë me Duan kur ishte fare e vogël. “Gëzuar ditëlindjen Dua. Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Dora e Zotit qoftë midis teje dhe rrugës së keqe. Dashuria që na dhuron të gjithëve le të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkroi në Facebook, Dukagjin Lipa. Dua Lipa, feston sot 31-vjetorin e lindjes. E lindur më në Londër, Dua Lipa vijon të jetë një nga emrat më të suksesshëm të muzikës pop në skenën botërore. Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një postim para ditëlindjes së 31-të.

“Jam e fiksuar pas ditëlindjeve dhe, për fat të mirë, e imja është nesër… ✩31✩”, shkroi në Facebook një ditë më parë Dua Lipa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot