Dortmund ngushton epërsinë ndaj Bayernit

0%

Borussia Dortmund ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Bayern Munich në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Skuadra nga Dortmundi gjeti golin në minutën e 75-të, duke e rikthyer ndeshjen në lojë pas disavantazhit prej dy golash. Fabio Silva ishte autori i golit për verdhezinjtë, duke realizuar për 2:1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij shpresë për një rikthim në minutat e fundit.

Bayern kishte shkuar në pushim me epërsi 2-0, por reagimi i Dortmundit në pjesën e dytë ka bërë që finalja të rihapet. Tashmë mbetet të shihet nëse Borussia Dortmund do të arrijë ta gjejë edhe golin e barazimit në 15 minutat e fundit të kohës së rregullt. /GazetaExpress.

Burimi: Bota Sot