Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga

0%

Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheqëse e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë , Krehiq flet për rolin që do të ketë ICMP-ja pas zbulimit të mbetjeve mortore të së paku 23 personave në Zubin Potok të Kosovës, zhvarrimi i të cilëve përfundoi më 21 gusht. Ky institucion pritet të kryejë analizat e ADN-së dhe krahasimin e mostrave biologjike për të arritur identifikimin e mbetjeve mortore.

Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave Krehiq thotë se gjendja e mbetjeve, degradimi i ADN-së dhe mungesa e mostrave të mjaftueshme nga familjarët mund ta vështirësojnë identifikimin. Në rastet më komplekse, sipas saj, mund të kërkohen ekspertizë, analiza dhe përpjekje shtesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo thotë se identiteti i viktimave dhe ngjarja nuk duhet të paragjykohen para përfundimit të analizave të ADN-së. “Vetëm pasi ta dimë me siguri identitetin individual të të gjitha viktimave që janë gjetur, mund të fillojë rindërtimi i ngjarjes, jo anasjelltas”, thotë Krehiq. ICMP-ja është përfshirë në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë që nga viti 1999.

Sipas një raporti të institucionit të vitit 2017, mbi 2.500 nga rreth 4.500 personat e zhdukur nga lufta dhe pasojave të saj ishin identifikuar me ndihmën e teknologjisë së ADN-së. Rreth 2.000 raste të tjera ishin identifikuar përmes metodave tradicionale, kryesisht para vitit 2002.

Në intervistën për REL-in, Krehic shpjegon si mund të trajtohen identifikimet e gabuara në të kaluarën dhe çfarë duhet të bëjë Kosova për ta zvogëluar varësinë nga ndihma ndërkombëtare.

Burimi: Telegrafi