Brentfordi e nis sezonin me një fitore spektakolare, Tottenhami i

0%

Tottenham e nisi në mënyrën më të keqe sezonin e ri të Premier League, duke u mposhtur 3:0 nga Brentford në transfertë. Pavarësisht investimeve të mëdha gjatë merkatos së verës dhe pritshmërive për skuadrën e Roberto De Zerbit, Spurs u shfaqën të pafuqishëm dhe u dominuan nga vendasit.

Brentford kaloi në avantazh pas një aksioni të bukur, ku Mamadou Sangaré, blerja rekord e klubit, bashkëpunoi me Dango Ouattara, i cili shërbeu për Keane Lewis-Potter. Sulmuesi nuk gaboi përballë portës. Vendasit vazhduan presionin dhe gjetën golin e dytë pas një goditjeje të Mathias Jensen.

Portieri i Tottenhamit, Antonín Kinský, nuk arriti ta kontrollojë topin dhe Vitaly Janelt përfitoi duke shënuar në portën e boshatisur. De Zerbi bëri dy zëvendësime në pushim, por vetëm pesë minuta pas rifillimit Brentford shënoi edhe golin e tretë. Sangaré goditi drejt portës pas një goditjeje nga këndi, Kinský priti fillimisht, por Michael Kayode shënoi nga topi i kthyer.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Brentford pati mundësinë për të shënuar edhe të katërtin. Rodrigo Bentancur shkaktoi penallti ndaj Kevin Schade, por Igor Thiago goditi shtyllën. Tottenham pati disa raste për të shënuar, kryesisht përmes Mikey Moore, por ai u ndal nga portieri Caoimhín Kelleher.

Kështu, Brentford mori një fitore të bujshme 3-0 dhe një nisje perfekte të sezonit, ndërsa Tottenham dhe De Zerbi duhet të reagojnë shpejt pas një paraqitjeje zhgënjyese.

Burimi: Bota Sot