Babai lë për orë të tëra 7-vjeçarin vetëm në mal në Japoni

0%

Një 48-vjeçar është qortuar nga policia në Japoni pasi la djalin e tij shtatëvjeçar vetëm në malin Fuji për disa orë, ndërsa vazhdoi ngjitjen me djalin tjetër. Sipas BBC-së , fëmija ishte ankuar se ishte lodhur, ndërsa babai i kishte thënë të “priste aty”, duke i lënë vetëm një pije freskuese dhe një ushqim të lehtë.

Shtatëvjeçari u gjet i ulur në një stol pranë stacionit të gjashtë të shtegut drejt majës, në një lartësi mbi 2 mijë metra, në kushte me mjegull dhe shi. Punonjësit e një strehe malore e gjetën fëmijën dhe njoftuan policinë. Babai u lokalizua më pas mes stacionit të shtatë dhe të tetë, një segment që ndodhet rreth tri orë ecje larg vendit ku kishte lënë të birin.

Policia e qortoi 48-vjeçarin për veprimin e tij, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje për rrezikun që i ishte shkaktuar fëmijës në kushte të vështira malore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com