Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar burrë e grua në Malishevë pasi dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin. Sipas forcave të rendit, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. “Janë arrestuar dy të dyshuar, burrë e grua, për shkak se pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet tyre kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Burimi:
Kallxo
