Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës , kur një motoçikletë dhe një veturë me targa vendore janë përfshirë në aksident. Ngjarja ka ndodhur pasi zyrtari policor i ka dhënë shenjë për ndalim drejtuesit të motoçikletës.
Megjithatë, i dyshuari dyshohet se ka tentuar t’i shmanget urdhrit të policit, duke e goditur atë dhe më pas edhe një veturë. Si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar zyrtari policor dhe dy personat që ndodheshin në veturë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.