Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë.
Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë”, tha Rugova. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në qendër të Pejës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
