Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në një lokacion ende të pakonfirmuar zyrtarisht. Në redaksinë e Gazetës Sinjali janë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e tipit “Golf” e dëmtuar rëndë pas përplasjes me një furgon.
Dy persona që kanë dërguar pamjet në redaksi kanë deklaruar se shoferi i Golfit ka pësuar lëndime të rënda , mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia apo ekipet mjekësore lidhur me gjendjen e tij. Nga pamjet shihet se përplasja ka qenë e fuqishme, ndërsa njëra prej veturave ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Gazeta Sinjali është në pritje të informacioneve zyrtare për të mësuar më shumë detaje rreth aksidentit, përfshirë vendin ku ka ndodhur, numrin e personave të përfshirë dhe gjendjen e të lënduarve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
