Policia e Kosovës ka njoftuar se një 10-vjeçar është plagosur nga arma e zjarrit. Sipas njoftimit, i dyshuari është një i mitur dhe rasti po trajtohet si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Rasti, sipas forcave të rendit, ka ndodhur më në Podujevë.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marrë armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishek dhe predha ka goditur vëllanë e tij fëmijë 10-vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë” – thuhet në njoftim.
“Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt” – thuhet në fund të raportit të Policisë së Kosovës.
