Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se aktualisht janë aktive zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgor. Peci ka bërë të ditur se ndërhyrja për shuarjen e zjarreve ka nisur menjëherë dhe se ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe vullnetarët janë në terren.
“Bashkë me ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe ekipin e vullnetarëve, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat tjera”, ka deklaruar Peci. Ai u ka bërë apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
Peci ka kërkuar nga qytetarët që, në rast se vërejnë ndonjë vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e tij, të njoftojnë menjëherë ekipet përgjegjëse në numrin +383 28 530 129.
