Zjarr në një autobus turistik në Kaliforni, humb jetën një person

0%

Të paktën një person ka humbur jetën pasi një autobus turistik u përfshi nga flakët të premten në një autostradë në Kaliforni. Policia u njoftua rreth orës për një autobus që kishte marrë flakë pranë kryqëzimit të State Route 60 me Azusa Avenue, në zonën e Hacienda Heights. Sipas autoriteteve, zjarri nisi në pjesën e pasme të autobusit dhe përfshiu disa rreshta sediljesh.

Automjeti dyshohet se i përkiste kompanisë meksikane të transportit turistik Viajes Azteca. Forcat e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën një person të pajetë. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur. Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll përpara se flakët të përfshinin të gjithë autobusin.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e pasme të automjetit të dëmtuar rëndë. Incidenti shkaktoi gjithashtu bllokime të trafikut në një pjesë të autostradës. Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi nuk ishte përfshirë në ndonjë aksident trafiku përpara se të shpërthente zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit vijojnë. #BreakingNews : One person was killed after a tour bus erupted in flames on the 60 Freeway in Los Angeles County Friday morning, authorities said. pic.twitter.com/Ye3G9Qy9wF — KTLA (@KTLA) August 21, 2026

Burimi: Bota Sot