Fshatrat Kutlloc dhe Bajgorë të Mitrovicës aktualish po përballen me zjarre. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Faton Peci, ndërsa, sipas tij, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve ka nisur menjëherë, ndërsa ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe vullnetarët janë në terren duke punuar për vënien e situatës nën kontroll.
Sipas Pecit, ekipet po angazhohen me të gjitha kapacitetet për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera. Peci ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
“Në rast se vëreni ndonjë vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e tij, ju lutemi të njoftoni menjëherë ekipet përgjegjëse në numrin: +383 28 530 129”- ka shkruar Peci, të premten, më .
