Një situatë e rëndë emergjence është krijuar në fshatin Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, në Bashkinë e Pukës, ku një vatër e fuqishme zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Të favorizuara nga erërat e forta dhe terreni i thyer pyjor, flakët janë përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe pronat e tyre.
Sipas të dhënave të para nga terreni, zjarri ka përfshirë dhe dëmtuar disa banesa, përfshirë struktura në lagjen “Pepaj”, ndërsa disa shtëpi të tjera ndodhen nën kërcënimin e menjëhershëm të flakëve. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet vendore dhe strukturat e Emergjencave Civile kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të zonës.
Disa familje janë larguar tashmë nga banesat e tyre, nën monitorimin e forcave të Policisë dhe strukturave të emergjencës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
