Aktorja në ngritje Ella Rubin ka shkaktuar një valë reagimesh në internet, ndërsa fansat e mahnitur po e krahasojnë pamjen e saj me aktore të njohura si Julia Roberts dhe Rachel Weisz. Aktorja 24-vjeçare luan në dramën origjinale të Amazon Prime, “Sterling Point”, e cila u shfaq premierë në fillim të këtij muaji.
Mes suksesit të serialit, një shikues shkroi në X: “Imagjinoni këtë: jeni protagonistja e serialit nr. 1 në Prime Video, të gjithë po lavdërojnë talentin tuaj dhe po e krahasojnë fytyrën tuaj me disa prej grave më të bukura në botë, përfshirë Anne Hathaway, Julia Roberts, Rachel Weisz, Winona Ryder…” Duke vënë në dukje sytë e saj të mëdhenj, flokët e errët dhe me shkëlqim, si dhe buzëqeshjen e gjerë, një fans shkroi me entuziazëm në X: “Ella Rubin duket sikur ka dalë drejtpërdrejt nga një pikturë e Rilindjes.” Një tjetër iu referua Helenës së Trojës, e konsideruar si “gruaja më e bukur në botë”, duke shkruar: “Ajo është e pabesueshme.
Kjo është vërtet një fytyrë për të cilën njerëzit do të shkonin në luftë.” “Është sikur të gjitha vajzat e bukura të komedive romantike të viteve ’90 të kishin një vajzë,” komentoi një tjetër fans i mahnitur. “Ajo është vajza e Rachel Weisz,” deklaroi një përdorues tjetër në internet.
Në postimin e saj më të fundit në Instagram, ku ndau disa fotografi nga prapaskenat e serialit Sterling Point, një ndjekës e cilësoi atë si “Julia Roberts-i jonë e re”. Por fansat nuk janë të vetmit që kanë vënë re ngjashmërinë e jashtëzakonshme të saj me aktoret e njohura të Hollywood-it.
Rubin u përzgjodh gjithashtu për të luajtur rolin e vajzës së Anne Hathaway në komedinë romantike të Prime Video, “The Idea of You”, në vitin 2024. Tani, Rubin ka rrëmbyer zemrat e publikut me rolin e Annie Jacobson në serialin e ri të Prime, të krijuar nga Megan Park, i cili trajton periudhën e adoleshencës dhe rritjes.
Jacobson është një adoleshente ambicioze nga New Yorku, e cila, së bashku me vëllain e saj (Keen Ruffalo), trashëgon ishullin kanadez të gjyshit të ndjerë. “Megan i kushton shumë rëndësi dëshirave dhe nevojave të aktorëve,” tha Rubin së fundmi për The Hollywood Reporter, duke folur për aktoren dhe regjisoren 40-vjeçare kanadeze.
“Shpesh është shumë e frikshme ta thuash diçka ose të shprehesh hapur, dhe mendoj se, për shkak se u njohëm aq mirë gjatë procesit të bashkëpunimit, ajo shpesh e kuptonte vetë se çfarë kisha nevojë,” shtoi ajo. Seriali ka bërë përshtypje të madhe te fansat.
Njëri prej tyre shkroi në Instagram: “Nuk kam reshtur së ëndërruari të jetoj në shtëpinë e përsosur buzë liqenit që kur përfundova serialin.”
