Vrasja e turistit portugez në Ksamil, Gjykata e Sarandës lë në burg

0%

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen me thikë të turistit portugez, disa ditë më parë në Ksamil. Sipas raportimeve për mediat, për autorin e vrasjes, Sokrat Vatën, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, të cilët u arrestuan pas ngjarjes.

Ndërkohë, për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar masa “arrest në burg” për një afat 45-ditor. Për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë, ku Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç, me shtetësi portugeze por banues në Francë, u vra mizorisht në Ksamil, i cili kishte ardhur për të kaluar pushimet verore në jugun e Shqipërisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot