Ndeshja e parë e ediconit të 88-të të Abissnet Superiore, mbyllet me spektakël. Katër gola, të gjithë në pjesën e dytë, i dhuruan një ndeshje me shumë emocion tifozëve prezent në “Loro Boriçi”. Balaj e nisi këtë kampionat aty ku mbylli atë të sezonit të kaluar duke shënuar gola. Bomberi shkodran vendosi dy herë emrin e tij në tabelën e golashënuesve (50’, 54’).
Ky avantazh i arritur u duk sikur qetësoi vendasit, të cilët pësuan shumë shpejt, në të 58’. Janaqi ishte autor i një goli mjaft të rëndësishëm për ekipin korçar, i cili qëndroi në lojë dhe priti momentin e duhur për të goditur përsëri. Në të 74’ një ish si Bismark ndëshkoi Vllazninë duke heshtur spektatorët prezent në “Loro Boriçi” duke i dhënë barazimit ekipit të Ahmatajt.
Në fund të ndeshjes Vllaznia tentoi të sulmonte, por Skënderbeu u mbrojt e organizuar duke detyruar vendasit që të humbnin qetësinë dhe të mbyllnin këtë ndeshje me një lojtar më pak pasi Dulysse mori kartonin e dytë të verdhë në të 87’.
