Një 68-vjeçar ka përplasur me veturën e tij tetë persona në një zonë të këmbësorëve në Hofgeismar të Gjermanisë. Sipas policisë, të tetë kalimtarët kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në spital për trajtim. Dyshohet se 68-vjeçari kishte probleme shëndetësore para se të humbiste kontrollin mbi veturën, shkruan Bild.
Dëshmitarët kanë thënë se ai kishte qenë duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe, pasi kaloi në zonën e këmbësorëve, u përplas me murin e një qendre tregtare. Edhe shoferi është dërguar në spital dhe, sipas policisë, ndodhej në gjendje të rëndë. Një ekspert është angazhuar për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.
