Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se kapacitetet ushtarake të Teheranit dhe një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së tij janë shkatërruar. Deklaratat u bënë gjatë një interviste radiofonike me ish-avokatin e tij, Michael Cohen, në një rikthim publik të pazakontë të marrëdhënies mes dy ish-aleatëve.
“Marina nuk ekziston më, aviacioni nuk ekziston më, udhëheqja nuk ekziston më”, deklaroi Trump, duke shtuar se dobësimi i strukturës drejtuese iraniane e ka bërë edhe më të vështirë diplomacinë, pasi, sipas tij, “askush nuk e di se kush është në krye”. Trump theksoi se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara mbetet pengimi i Iranit për të siguruar armë bërthamore.
“Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Është shumë e thjeshtë ”, u shpreh presidenti amerikan. Ai tha gjithashtu se SHBA-ja i ka “asgjësuar ushtarakisht” kapacitetet iraniane, megjithëse pranoi se Teherani disponon ende raketa dhe dronë.
Trump mbrojti vendimin për përdorimin e forcës kundër Iranit, duke thënë se do të merrte të njëjtin vendim “100 herë”, pasi, sipas tij, Irani “nuk mund të ketë një armë bërthamore dhe nuk do ta ketë”. Presidenti Trump ushpreh se “Shtetet e Bashkuara në thelb kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit dhe së shpejti do të kenë kontroll të plotë”.
