Tahiri: Shkeljet kushtetuese janë bërë logjikë e punës së VV-së

0%

PDK-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdojnë aksionin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste dhe duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se aksioni synon të rrisë vetëdijen qytetare dhe politike për atë që ai e cilësoi si seri të shkeljeve kushtetuese në vend.

Tahiri ka kritikuar Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se disa zyrtarë po ushtrojnë njëkohësisht funksione në ekzekutiv dhe në Kuvend. “Jemi këtu bashkë për të ngritur vetëdijen qytetare dhe politike për vendin tonë se një ndër shkeljet më të mëdha zinxhirore historike ka ndodhur në udhëheqjen e një partie”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se nga 21 anëtarë të kabinetit qeveritar, 17 janë betuar edhe si deputetë, duke e cilësuar ushtrimin e funksioneve të dyfishta si të kundërligjshëm. Sipas Tahirit, Vetëvendosje po vazhdon me shkelje kushtetuese, ndërsa ka pretenduar se qytetarët po e shohin gjithnjë e më shumë këtë mënyrë të funksionimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Shkeljet kushtetuese të vazhdueshme janë logjikë e punës së Vetëvendosjes”, ka thënë ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com