Biznesmeni Erlind Xhindi iu bëri thirrje protestuesve që të qëndrojnë të bashkuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Teksa mori fjalën para protestuesve, ai bëri një thirrje edhe për SPAK, duke i thënë se duhet të veprojë kundër pushtetarëve. Sa i përket propozimit të PS-së për shkrirjen e bashkive, ai tha se nuk bëhet fjalë për shkrirje bashkish, por shpopullim të vendit.
“Sot e them me plot gojën partia e shqiptarëve është vetëm një, shqiptaria. Nuk ka asnjë parti shqiptare sot. Ky kryelegeni që i thotë vetes kryeministër, mendon si një moçalar se do të thahet protesta. Ju bëj thirrje të gjitha bashkive që rrezikojnë të shkrihen. O zotërinj, zonja, vëllezër e motra, nuk është shkrirje, por shpopullim. Është çështja e flamurit, e Shqipërisë. O SPAK ku je?
Kë ke arrestuar? Ata që arreston SPAK janë ata që nuk ndajnë paratë. SPAK thirrje vetëm për ty. Reago. Ke në tavolinë kartën e turpit dhe të nderit. Zgjidh kartën e nderit se ke mbështetjen tonë.”, tha ai.
