Cristiano Ronaldo ka shënuar një rikthim historik në fushë me Al-Nassr, duke i dhënë fund një mungese që kishte zgjatur për më shumë se 240 minuta. Al-Nassr të premten udhëtoi te skuadra fqinje Al-Riyadh, në ndeshjen e xhiros së dytë të Roshn League, të zhvilluar në stadiumin “Prince Faisal bin Fahd” në kryeqytetin saudit.
Me Al-Nassr në epërsi 3-0, trajneri australian Ange Postecoglou vendosi ta aktivizojë Ronaldon në minutën e 62-të, duke e futur në vend të sulmuesit saudit Abdullah Al-Hamdan. Tifozët e Al-Nassr shpërthyen në festë.
Ata nisën të brohorisnin emrin e yllit portugez që nga momenti kur ai filloi nxehjen dhe vazhduan deri në hyrjen e tij në fushë. هدف! ⚽️ كريستيانو رونالدو يدخل بقوة ويضيف الهدف الرابع للنصر 🐐 #الرياض_النصر | #دوري_روشن_السعودي pic.twitter.com/H5M5Hcy5p1 — رياضة ثمانية (@thmanyahsports) August 21, 2026 Për shkak të rikthimit të vonshëm në skuadër, Ronaldo kishte munguar në dy ndeshjet e para të sezonit: fitoren 3-0 ndaj Al-Fatehut në xhiron e parë të kampionatit dhe triumfin 4-1 ndaj Al-Diriyah në raundin e 1/32-tës së Kupës së Mbretit.
Por Ronaldo nuk u mjaftua vetëm me rikthimin në fushë. 37-vjeçari shënoi edhe golin e tij të parë të sezonit, duke realizuar golin e katërt të Al-Nassr në minutën e 83-të. Ronaldo përfitoi nga një pasim i ulët i Ayman Yahyas dhe me këmbën e majtë e dërgoi topin në rrjetë, duke kompletuar një rikthim spektakolar.
Sezonin e kaluar, Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë i Al-Nassr në kampionatin arab me 28 gola, duke përfunduar i treti në listën e golashënuesve të kampionatit, pas meksikanit Julian Quinones dhe anglezit Ivan Toney./ Telegrafi
