Pritje mbi dy orë, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

0%

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar në Kosovë është rritur, me pritje që në disa prej tyre arrijnë deri në 140 minuta. Sipas të dhënave të fundit, dalja në Merdarë është më e ngarkuara, ku pritjet për automjete shkojnë deri në 140 minuta , ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta.

Ngarkesë e konsiderueshme paraqitet edhe në Dheu i Bardhë , ku për të dalë nga Kosova pritja arrin deri në 80 minuta , ndërsa hyrja bëhet me pritje prej 5 deri në 10 minutash. Në Jarinjë , pritjet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa në Vërmicë rreth 5 minuta në të dy drejtimet.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafë Morinën, Qafë Prushin dhe Stançiqin, pritjet janë kryesisht të shkurtra dhe variojnë nga 1 deri në 5 minuta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet rekomandojnë që udhëtarët të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes dhe, aty ku është e mundur, të zgjedhin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com