Populli i Kosovës është në hall të madh

0%

Kaq vite pas çlirimit, partitë politike i ka verbuar etja për pushtet dhe interesi për xhep. Nuk u interesojnë as hallet e qytetarëve, as raportet jo të mira të shtetit të Kosovës me ndërkombëtarët, e as humbja e miliona eurove nga BE-ja për shkak të krizës institucionale.

Qëllimi i partive politike shqiptare është lufta e pakompromis për ta dërguar vendin përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme, për t’i fituar ato secila parti politike më vete, jo për ta qeverisur, por për ta sunduar dhe vjedhur Kosovën.

Miqtë e Kosovës, që kanë dhënë shumë për themelimin e shtetit të Kosovës, janë dëshpëruar thellë, duke thënë se këto parti politike shqiptare nuk janë në gjendje as të ndërtojnë dhe as të mbajnë shtet. Aktualisht, Kosovën e kanë shndërruar në një vend pa “shtet”, pa Qeveri dhe pa President.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot