Një rast i pazakontë ka ndodhur në Minneapolis të SHBA-së, ku një artist dyshohet se ka marrë pjesë në vjedhjen e veprave të një piktori tjetër. Policia ka arrestuar Ricardo Andres Bassat, 56-vjeç, i dyshuar për vjedhjen e veprave të artistit 80-vjeçar Leon Hushcha, me vlerë rreth 80 mijë dollarë. Vjedhja ndodhi më 2 qershor në studion e Hushchas.
Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona që hynë me një karrocë të zbrazët dhe rreth 30 minuta më vonë u larguan me të mbushur me piktura, grafika dhe punime të tjera. Gjatë kontrollit në depon e Bassatit, policia gjeti 14 piktura të Hushchas, me vlerë rreth 60 mijë dollarë. Megjithatë, katër piktura dhe rreth 80 grafika ende mungojnë.
Detaji më i pazakontë është se Bassat dyshohet se është vetë artist amator. Në depon e tij u gjetën edhe skica të nënshkruara me emrin e tij. Artisti Hushcha tha se kishte përshtypjen se Bassat po përpiqej të bëhej vetë artist.
Ndërkohë, ai dhe ekipi i tij planifikojnë që veprat e rikthyera t’i prezantojnë në një ekspozitë, duke e shndërruar edhe këtë ngjarje në pjesë të historisë së tyre artistike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
