“Pa asnjë përjashtim” – Fitore Pacolli njofton mbylljen e një hoteli

0%

Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se aktiviteti ka funksionuar në kundërshtim me legjislacionin mjedisor.

Sipas Pacollit, veprimtaria ka qenë në shkelje të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit, si dhe akteve të tjera nënligjore. Ajo ka theksuar se kjo situatë ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Postim i plotë: Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit: Mbrojtja e ujit të pijshëm nuk ka kompromis! ​Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor. ​Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si Ministri, kemi kërkuar hetim të plotë të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësve që kanë mundësuar këtë abuzim të hapur. Kjo përfshin edhe hetimin e veprimeve të ish-zyrtarëve përgjegjës, të cilët mund të kenë keqpërdorur detyrën për të lejuar këtë situatë. ​Mbrojtja e burimeve dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm është obligim ligjor dhe përgjegjësi e jona thelbësore ndaj qytetarëve.

Ujërat e Kosovës do t’i mbrojmë me vendosmëri, pa asnjë përjashtim!

Burimi: Bota Sot