Netanyahu shpërthen ndaj Erdoganit pas kërkesës së Turqisë për

0%

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar menjëherë pas njoftimit të autoriteteve turke për kërkesën për lëshimin e një njoftimi të kuq ndërkombëtar për arrestimin e tij, në kuadër të procedurave lidhur me luftën në Gaza dhe incidentin me aktivistët e Global Sumud Flotiljes.

Në deklaratën e tij, Netanyahu ka sulmuar ashpër presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke e cilësuar atë si “një diktator antisemit”. Ai e akuzoi liderin turk për represion ndaj kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve, si dhe për mbështetje ndaj Hamasit.

“Erdoğan është një diktator antisemit që masakroi kurdët, u dha strehim terroristëve të Hamasit, pushtoi gjysmën e Qipros dhe burgosi një numër rekord gazetarësh dhe kundërshtarësh politikë”, deklaroi Netanyahu. Ai akuzoi gjithashtu Ankaranë se po përpiqet të zgjerojë përplasjen me Izraelin në Siri, duke paralajmëruar se vendi i tij nuk do të tërhiqet përballë presionit turk.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit, e vetmja demokraci e vërtetë në Lindjen e Mesme, nuk do të ketë sukses”, shtoi kryeministri izraelit.

Nga ana tjetër, ministri turk i Drejtësisë, Akin Gürlek, njoftoi se Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të procedojë me një “njoftim të kuq” për arrestimin ndërkombëtar të Netanyahut dhe Afek Moskovitch. Sipas autoriteteve turke, procedurat lidhen me akuzat për “gjenocid” dhe me incidentin e ndalimit të aktivistëve të Global Sumud Flotiljes në ujërat ndërkombëtare.

Gürlek deklaroi se Netanyahu dhe Moskovitch akuzohen, ndër të tjera, për krime kundër njerëzimit, gjenocid, privim të rëndë nga liria, dëmtime të qëllimshme trupore, keqtrajtim, dëmtim të pronës, grabitje të rëndë dhe sekuestrim të mjeteve të transportit.

Burimi: Telegrafi