Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

0%

Sot bëhen nëntë vjet nga ndarja nga jeta e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës në periudhën e pasluftës. Rexhepi kishte ndërruar jetë më , pas një beteje disa mujore me probleme të rënda shëndetësore. Në prill të atij viti ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim në Turqi.

Pas rreth pesë muajsh trajtim, ai ndërroi jetë, duke lënë pas bashkëshorten dhe vajzën. Bajram Rexhepi kishte lindur më në Mitrovicë. Studimet pasuniversitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985, ndërsa për vite me radhë kishte punuar si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Gjatë luftës së vitit 1999, Rexhepi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbeu për disa muaj si mjek në terren. Pas luftës, ai u angazhua në jetën politike dhe institucionale të vendit. Shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore dhe ishte drejtues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më , pas disa muajsh bisedimesh politike dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut, Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Rexhepin kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës. Më , ai u emërua ministër i Punëve të Brendshme. Në vitet e fundit të jetës, Rexhepi ishte tërhequr nga politika dhe i ishte rikthyer profesionit të tij si kirurg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com