Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është nën hetim për procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ndaj Gjylit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.
Ndërkohë të njejtat masa sigurie janë vendosur nga GKKO edhe për ish-administratorin e KESH, Erald Elezi. Gjyli është një prej personave të përfshirë në dosjen që lidhet me procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Në të njëjtën çështje është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
