Kosova po shndërrohet në “fabrikë” të lojtarëve të Counter-Strike –

0%

Kosova po shfaqet si një prej vendeve më të veçanta në botën e Counter-Strike, dhe statistikat më të fundit të FACEIT e dëshmojnë këtë. Sipas të dhënave të publikuara për sezonin e nëntë të matchmaking-ut, Kosova renditet bindshëm në vendin e parë në botë për numrin e lojtarëve Level 10 në raport me popullsinë, me 228 lojtarë për 100 mijë banorë.

Pas Kosovës vijnë Finlanda me 92, Danimarka me 90, Maqedonia e Veriut me 75 dhe Kazakistani me 74. Më pas renditen Letonia me 72, Estonia me 71, Islanda me 70, Bjellorusia me 64 dhe Rusia me 59. Dallimi është i jashtëzakonshëm. Shifra e Kosovës është më shumë se dyfishi i Finlandës, që ndodhet në vendin e dytë. Çfarë do të thotë Level 10?

Në sistemin e FACEIT për Counter-Strike 2, lojtarët klasifikohen nga Level 1 deri në Level 10. Level 10 është niveli më i lartë i skill level-it, ndërsa lojtarët më të mirë të këtij grupi mund të arrijnë edhe statusin Challenger, i cili u rezervohet 1,000 lojtarëve më të mirë në renditje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pra, bëhet fjalë për një grup lojtarësh që kanë arritur majën e sistemit konkurrues të FACEIT, jo thjesht për persona që luajnë Counter-Strike në mënyrë rekreative. Nga LAN-kafetë te skena botërore Statistika e re merr edhe më shumë kuptim kur shikohet historia e Counter-Strike në Kosovë. Një prej pikave më të rëndësishme të kësaj historie ishte shpërthimi i Bad News Eagles në vitin 2022.

Ekipi kosovar u krijua nga lojtarë që ishin zhvilluar përmes skenës së FACEIT dhe FPL, ndërsa disa prej tyre kishin kaluar vite duke luajtur në LAN-kafe.

Në një intervistë të vitit 2022 për HLTV, lojtarët e Bad Neës Eagles treguan se LAN-kafetë ishin pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tyre dhe se në komunitetin shqiptar e kosovar kishte shumë lojtarë që luanin nga këto ambiente./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi