Kosova renditet e para në botë për numrin e lojtarëve të nivelit të lartë në Counter-Strike në raport me numrin e banorëve. Sipas statistikave të fundit të , Kosova ka 228 lojtarë Level 10 për 100 mijë banorë, duke lënë pas Finlandën me 92 dhe Danimarkën me 90, transmeton Klankosova.tv.
Level 10 është niveli më i lartë i sistemit konkurrues të FACEIT, ndërsa lojtarët më të mirë mund të arrijnë edhe statusin Challenger. Kjo renditje nxjerr në pah potencialin e madh të Kosovës në skenën e Counter-Strike, veçanërisht pas suksesit ndërkombëtar të ekipit kosovar Bad News Eagles në vitin 2022. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
