I akuzuari pranon fajësinë për tentim-vrasjen me skalpel ndaj kunatit

0%

I akuzuari Ferdi Mazreku ka pranuar fajësinë për veprën penale të vrasjes në tentativë, për të cilën akuzohet se e ka kryer ndaj kunatit të tij, Astrit Hasanaj, pas një mosmarrëveshjeje familjare. Në seancën e mbajtur të premten, më , në Gjykatën Themelore në Prizren, gjyqtarja Sadije Selmani e ka pyetur Mazrekun lidhur me akuzën që i vihet në barrë.

Mazreku e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje për rastin. “Po e pranoj dhe i kërkoj falje”- tha Mazreku. Prokurorja Arjana Shajkofci nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë, duke vlerësuar se ai ishte bërë në mënyrë të vetëdijshme dhe pas konsultimit me avokatin. Megjithatë, ajo kërkoi që gjatë vendimmarrjes gjykata t’i marrë parasysh edhe rrethanat rënduese të përshkruara në aktakuzë.

Në anën tjetër, avokati i të akuzuarit, Gent Gjini, kërkoi nga gjykata që pranimi i fajësisë, pendimi, kërkimfalja, mungesa e dënimeve të mëparshme dhe gjendja familjare e të akuzuarit të vlerësohen si rrethana lehtësuese gjatë caktimit të dënimit. I dëmtuari Astrit Hasanaj, i pyetur nga gjyqtarja Selmani, nuk pati kundërshtime lidhur me pranimin e fajësisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai kërkoi nga i akuzuari edhe kompensimin e dëmit që i është shkaktuar. Pasi vlerësoi se pranimi i fajësisë ishte bërë në mënyrë vullnetare, të vetëdijshme dhe në përputhje me dispozitat ligjore, gjyqtarja Sadije Selmani e aprovoi atë. Gjykata njoftoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më . Çfarë thuhet në aktakuzë?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, rasti ka ndodhur më , në një ndërtesë banimi në Prizren. Prokuroria pretendon se Astrit Hasanaj, së bashku me babanë e tij, D.H., dhe motrën F.H., kishin shkuar në banesën e Ferdi Mazrekut për të biseduar lidhur me mosmarrëveshjet që ai kishte me bashkëshorten e tij, F.H, e cila është motra e të dëmtuarit.

Sipas aktakuzës, pas një konfrontimi verbal, familjarët ishin larguar nga banesa dhe po zbrisnin shkallët e ndërtesës në drejtim të daljes. Në momentin kur kishin arritur në pushimoren e shkallëve, pa mbërritur ende në katin përdhesë, Mazreku dyshohet se kishte ardhur nga prapa dhe e kishte sulmuar Astrit Hasanajn me një mjet prerës-shpues – skalpel.

Në aktakuzë thuhet se Hasanaj ishte goditur në pjesën e majtë të qafës dhe në regjionin e supit të majtë, pjesë që konsiderohen vitale të trupit. Pas sulmit, Hasanaj kishte marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lëndimet e pësuara janë konstatuar edhe në akt-ekspertimin mjeko-ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, të datës .

Sipas Prokurorisë, me këto veprime Ferdi Mazreku akuzohet se me dashje kishte filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes, por nuk e kishte përfunduar atë. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Burimi: Kallxo