Haxhiu merr pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit italian para

0%

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare. Haxhiu ka bërë të ditur se pritja u mbajt në Kështjellën Aragoneze, ku ishin të pranishëm përfaqësues të vendeve të Mesdheut.

Sipas saj, sporti në këtë ngjarje shërbeu si urë e miqësisë, afrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit të Mesdheut. “Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare”- ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka falënderuar Presidentin Mattarella dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, për mikpritjen. Haxhiu po qëndron në Taranto të Italisë për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Lojërat e ardhshme mesdhetare do të mbahen në Kosovë, saktësisht në Prishtinë në vitin 2030. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, më njoftoi se edhe ai është në Taranto.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Lojërat Mesdhetare 2030 do ta vendosin Prishtinën, Kosovën dhe Shqipërinë në hartën e madhe të sportit mesdhetar. Sot, rrugës për Taranto. Me pa nga afër, me mësu nga përvoja e tyre dhe me marrë më të mirën për atë që po ndërtojmë bashkë.”- shkroi Rama.

Për herë të parë, Kosova do të jetë nikoqire e tyre, në atë që pritet të jetë ngjarja më e madhe sportive, e organizuar deri më tani në vend. Më , Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) e votoi kandidaturën “Prishtina 2030″ gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.

Kosova nuk ka bregdet, por iu lejua të kandidojë falë disa ndryshimeve në Statut të ICGM-së, të cilat ua mundësuan edhe vendeve pa bregdet t’i organizojnë Lojërat Mesdhetare. Shqipëria është zotuar se do ta ndihmojë Kosovën në organizimin e Lojërave – duke ia ofruar bregdetin e vet për garat në sportin e lundrimit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, më ka nënshkruar marrëveshjen e huas ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), në vlerë prej 60 milionë eurosh, për financimin e projektit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Murati, ministri i Deleguar për Europën i Francës, Benjamin Haddad, dhe drejtori i Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor në AFD, Arnaud Dauphin, gjatë vizitës zyrtare të ministrit francez në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Financave, fondet do të përdoren për renovimin dhe zgjerimin e kompleksit të Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në institucionet arsimore në mbarë vendin.

Nga ky projekt pritet të përfitojnë mbi 40 mijë studentë dhe nxënës, përmes krijimit të hapësirave moderne, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse për arsim dhe sport, thot Ministria përkatëse. Ministria bëri të ditur se marrëveshja krijon gjithashtu mundësinë për sigurimin e një granti shtesë prej 10 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF).

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më , pati miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa me ky ligj u miratua në Kuvendin e Kosovës, por më pas u kontestua nga Partia Demokratike e Kosovës. Si rrjedhojë, bashkë me një sërë ligjesh tjera të miratuara në seancën e mbajtur më , u dërguan për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Të themeluara në vitin 1951, Lojërat Mesdhetare janë një ngjarje multisportive, që zhvillohen çdo katër vjet me përkrahjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Burimi: Kallxo