Një person ka humbur jetën, ndërsa 318 raste janë trajtuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit 24-orësh të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, me gjithsej 96 raste. Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 64 pacientë, ndërsa në Emergjencën Ortopedike 66 pacientë.
Ndërkohë, në “Sallën e Vogël” janë trajtuar 24 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve. Sa i përket natyrës së lëndimeve, 22 persona janë lënduar në aksidente trafiku, ndërsa është regjistruar edhe një rast helmimi. Raporti pasqyron ngarkesën e shërbimeve emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
