Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën , përmes pikës kufitare në Vërmicë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Kosovës nga Republika e Kosovës për në Shqipëri.
Sipas një njoftimi për media thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, për veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
