Ekskluzive | Ky është i kërkuari nga drejtësia që u prangos nga

0%

Sinjali ka mësuar identitetin e personit të arrestuar në Shtime, pasi gjatë një kontrolli policor rezultoi se ishte i kërkuar nga organet e drejtësisë dhe ndaj tij kishte urdhër-arrest aktiv. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Avdi Dugollin , 49 vjeçar, i cili pas arrestimit është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 1 viti e 215 ditësh burgim.

Dugolli është ndaluar më 20 gusht, rreth orës , në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, derisa po drejtonte një Opel Combo të bardhë. Njësia e Trafikut Rajonal e kishte ndaluar automjetin gjatë patrullimit, por verifikimi i shoferit në sistem ka nxjerrë në pah se ai ishte person i kërkuar.

Ai është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ku janë kompletuar procedurat për ekzekutimin e urdhëresave. Pas përfundimit të dokumentacionit, Dugolli është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të vuajtur dënimin prej 1 viti e 215 ditësh burgim. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje të reja lidhur me rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | I kërkuar nga drejtësia, bie në pranga i dënuari me 1 vit e 215 ditë burg – Policia e kap gjatë kontrollit në Shtime Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com