Aktori britanik Callum Turner ka folur hapur për dëshirën e tij për të krijuar familje me këngëtaren shqiptare Dua Lipa, me të cilën raportohet se u martua në qershor. Në një intervistë për Esquire UK , 36-vjeçari është pyetur nëse krijimi i familjes është një prej prioriteteve të tij për vitet e ardhshme. “Sigurisht që po. Jam 36 vjeç.
Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”, është shprehur Turner. Aktori ka folur me shumë dashuri edhe për martesën me Duan, duke e cilësuar ditën e dasmës si “ditën më të bukur të jetës sime”. Çifti raportohet se zhvilloi një ceremoni private në Londër, ndërsa më pas organizoi një festë madhështore në Palermo të Siçilisë.
Megjithatë, deklarata e Turnerit nuk nënkupton se çifti është në pritje të një fëmije. Deri tani, as Dua Lipa dhe as Callum Turner nuk kanë bërë të ditur ndonjë shtatzëni. Edhe Dua Lipa ka shprehur më herët dëshirën për t’u bërë nënë, por ka pranuar se angazhimet e shumta profesionale dhe turnet muzikore e bëjnë të vështirë gjetjen e momentit të duhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
