Bismark e thotë troç

0%

Vllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-2. Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi i Skënderbeut, Charles Bismark. “Nuk u ndjeva çuditshëm, edhe pse vitin e kaluar Shkodra ishte shtëpia ime.

Jam mësuar në këtë stadium dhe ishte gjithçka në rregull me mua. Në mbrojtje? Ky është futbolli, ndonjëherë nuk e di se ku do të luash, duhet të jesh i gatshëm për gjithçka. Objektivat? Ne kemi lojtarë të rinj dhe po luftojmë që të jemi në top 6 dhe të fitojmë titullin. Unë duhet të shënoj dhe dua të shënoj. Nuk luajta shumë sezonin e shkuar, dua të shënoj më shumë. Korça apo Shkodra?

I dua të dy qytetet”, tha Bismark.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot