Arteta hedh poshtë spekulimet për largimin e yllit të ekipit

0%

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka hedhur poshtë me vendosmëri thashethemet në lidhje me një largim të mundshëm të Martin Zubimendit, duke këmbëngulur se mesfushori mbetet një pjesë integrale e planeve të klubit. Emri i Zubimendit ka qenë njëri nga më të lakuarit në këtë afat kalimtar, duke u lidhur me shumë klube të njohura evropiane.

Real Madridi dhe Chelsea kanë qenë dy ekipet më të lidhura me Zubimendin, por trajneri Arteta e ka mbyllur përfundimisht derën e largimit. “Jo, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Arteta, kur u pyet për largimin e spanjollit. “Pa dyshim, ai ishte një nga lojtarët më të mirë për Arsenalin sezonin e kaluar.

Pa të, ne kurrë nuk do të kishim arritur në pozicionin në të cilin u gjendëm në javët e fundit”, përfundoi trajneri i Arsenalit. Ndryshe, Zubimendi u transferua te londinezët për mbi 60 milionë euro, por ka qenë zgjedhje e dytë e formacionit pas Declan Rice.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi