Skuadra e Arsenalit ka startuar me fitore të thellë në edicionin e ri të Premier League. “Topçinjtë” kanë triumfuar me rezultat 3:0 ndaj Coventry-t, në kuadër të javës së parë. Coventry nuk i bëri ballë lojës së vendasve. Kampioni i ri ka treguar lojë shumë të mirë, si fryt i kësaj është edhe fitorja e thellë. Golat i realizuan Havertz (15′), Saka (23′) e Odegaard (49′).
Burimi:
Bota Sot
