Sezoni 2026/27 në Premierligën angleze nis sonte, me kampionin në fuqi, Arsenalin, që në ndeshjen hapëse do ta presë skuadrën e sapograduar, Coventry City, në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” hyjnë në sezonin e ri me ambicie të mëdha për ta mbrojtur titullin dhe për të fituar kampionatin për të dytën herë radhazi.
Arsenali i dha një sinjal të qartë rivalëve fundjavën e kaluar, kur mposhti bindshëm Manchester Cityn 3-0 në Community Shield. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shihet si një prej favoritëve kryesorë për titull, sidomos në një sezon ku disa prej rivalëve tradicionalë të “Big Six” kanë pasiguri rreth formës dhe përbërjes së tyre.
Në anën tjetër, Coventry rikthehet në elitën e futbollit anglez pas plot 25 vjetësh dhe objektivi kryesor i skuadrës do të jetë mbijetesa në Premierligë. Përballja me Arsenalin në “Emirates” do të jetë një test i madh për ekipin mysafir, i cili shpreson të përfitojë nga ndonjë gabim i vendasve në startin e sezonit.
Arsenal – Coventry City zhvillohet sonte në kuadër të xhiros së parë të sezonit 2026/27 në Premierligë, me fillim nga ora . Formacionet e mundshme: Arsenal: (4-3-3): Raya; White, Mosquera, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Guimaraes, Rice; Saka, Havertz, Tzolis. Coventry (4-3-3): Rushworth; Van Ewijk, Thomas, Amenda, Dasilva; Onyeka, Yirenkyi, Grimes; Tchaouna, Simms, Thomas-Asante.
