Real Madridi ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin francez, Ibrahima Konate, vetëm pak ditë pasi ai kishte mbërritur në kryeqytetin spanjoll. Konate i është bashkuar gjigantit madrilen si futbollist i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin dhe kishte vendosur të mos e vazhdonte atë. Ish-mbrojtësi i Leipzigut do ta bartë fanellën me numrin 16 te “Los Blancos”.
Pas prezantimit, Konate u shpreh i lumtur për transferimin dhe për mundësinë që do të luajë në stadiumin “Santiago Bernabeu”. “Përshëndetje madrilenë! Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj t’ju shoh së shpejti në Bernabeu. Hala Madrid!”, ka deklaruar Konate. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
