Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në

0%

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh në Pukë, pasi zjarri iu afrua banesave pasditen e të enjtes. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës. Ky ishte urdhri i autoriteteve pasi zjarri iu afrua shtëpive në fshatin Gojan i Madh të Pukës, pasditen e të enjtes.

Për shuarjen e flakëve që po shkrumbojnë bimësinë dhe kërcënojnë banesat janë angazhuar dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Bashkia e Pukës, familjet që do të evakuohen do të akomodohen në ambientet e përgatitura të Konviktit “Ali Bytyçi”, ku janë marrë masat për strehim të sigurt, ushqim dhe shërbim mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç fshatit Gojan i Madh, ku situata mbetet kritike edhe për shkak të erës së fortë, Ministria e Mbrojtjes njofton se vatra aktive zjarri ka edhe në Dajt, Lufaj, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re dhe Rraja e Velës. Ndërkohë, Gurë-Lura dhe Qafë Helmesi vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 9 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Burimi: Telegrafi