Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen këtij provimi të kenë mundësi të aplikojnë. Sipas njoftimit, afati i aplikimit është zgjatur deri të hënën, më , në orën , ndërsa aprovimi i aplikimeve do të bëhet po të njëjtën ditë, deri në orën .
Deri më tani, për Provimin e Maturës Shtetërore kanë aplikuar 4,650 nxënës. Megjithatë, bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, Ministria vlerëson se rreth 1,000 nxënës, të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit, ende nuk kanë aplikuar.
