Vdes një 24 vjeçar në Shkodër, dyshohet se ra nga gomonia

0%

Një 24 vjeçar ka mbetur i vdekur midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun në rajonin e Shkodrës pasi dyshohet se kishte rënë nga gomonia. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, K. Gj., i cili ishte bashkë dhe me dy persona të tjerë ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.

Ai është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka vdekur. Grupi hetimor thuhet se po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Burimi: Kallxo