Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se një punëtor i saj në Obiliq ka vdekur sot me , si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik gjatë punës. Sipas njoftimit të KEK-ut, punëtori me inicialet A.A., ishte duke punuar për transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV dhe ka rënë në kontakt me tensionin elektrik, duke pësuar lëndime të rënda.
“Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra´- thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Ky është punëtori i dytë brenda pak ditëve dhe i treti brenda pak më shumë se një muaji, që vdes si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në KEK.
Më , Haxhi Gojnovci, punëtor në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit vdiq pas lëndimeve në punë, ndërsa me , kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), pas lëndimeve të marra gjatë punës në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ) të KEK-ut.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.
