Thaçi tregon çka i tha Rugova në Rambujë

0%

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për takimet e tij me presidentin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë Konferencës së Rambujesë në vitin 1999. Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi ka treguar se me ftesën e Rugovës kishte zhvilluar tri takime në Kështjellën e Rambujesë.

Sipas Thaçit, takimet zhvilloheshin në mbrëmje, në dhomën e Rugovës, në kohën kur pjesëtarët e tjerë të delegacionit ishin duke darkuar. “Me Rugovën, me ftesën e tij, kisha zhvilluar tri takime, në Kështjellën e Rambujesë; më ftonte në dhomën e tij në mbrëmje, kur të tjerët po darkonin e disa vazhdonin edhe me ndonjë gotë alkooli apo pirje duhani.

Më tha: “Po më duhet me pasë pak kujdes prej këtyre të mive, po flasin kapak si tepër nëpër korridore, syri dhe shpirti i keq është çdo kund, po ti grahi me kërkesat tuaja, unë jam gati”, ka rrëfyer Thaçi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com