Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku një minierë është shembur, ndërsa si pasojë e kësaj kanë humbur trembëdhjetë persona. Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kolumbi, kryesisht në operacionet e paligjshme minerare ku nuk kryhen kontrolle sigurie.
“Për shkak të lëvizjeve brenda minierës, një argjinaturë u shemb mbi njerëzit,” tha një zyrtar qeveritar në provincën Narinho, Freddy Games, duke folur për mediat lokale Radio Caracol. Mediat shkruajnë se shpërthim brenda minierës shkaktoi lëvizje dhe tokë që ra mbi punëtorët. Grumbullimi i gazit është përgjithësisht shkaku kryesor i shpërthimeve brenda minierave në Kolumbi.
Operacionet e shpëtimit kryhen me vështirësi për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit.
