Rreth një mijë nxënës nuk e kanë paraqitur provimin e Maturës në

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin e aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore deri të hënën, më , në orën . Sipas njoftimit, deri më tani kanë aplikuar 4 mijë e 650 nxënës, ndërsa bazuar në rezultatet e afatit të qershorit, vlerësohet se rreth 1 mijë nxënës që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit nuk kanë aplikuar ende.

“Për këtë arsye, zgjatja e afatit konsiderohet e nevojshme për të siguruar që të gjithë kandidatët potencialë të kenë mundësinë të përfshihen në procesin e aplikimit.” – Ministria e Arsimit.

Paraqitja e provimit të Maturës mund të bëhet përmes platformës e-Kosova, ndërsa Ministria e Arsimit ka publikuar një udhëzim për ta kryer këtë aplikim. 13 mijë e 318 nxënës e kaluan Provimin e Maturës në afatin e parë të mbajtur më , që përfaqëson një shkallë kalueshmërie prej 71.15%. Ndërsa, provimit iu nënshtruan gjithsej 18,764 maturantë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rezultatet në nivel vendi të provimit të Maturës të cilat i siguroi KALLXO.com treguan se maturantët kanë arritur performancën më të mirë në Sociologji, me një mesatare prej 66.51%, e ndjekur nga Gjuha Angleze me 65.01% dhe Biologjia me 61.40%.

“Në anën tjetër, rezultatet më të ulëta janë regjistruar në Matematikë me 31.83%, Kimi me 32.29% dhe Fizikë me 34.92%.” – kanë thënë nga Ministria e Arsimit.

Burimi: Kallxo