Ra në kontakt me tensionin elekrik, vdes punëtori i KEK-ut

0%

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës. Ai dyshohet se gjatë transportimit dhe zhvendosjes së kabllove 6 kV ka rënë në kontakt me tensionin elektrik.

Sipas njoftimit të KEK-ut, pas aksidentit janë ndërmarrë menjëherë veprimet emergjente dhe Ahmeti është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

“Gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda” , thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës. KEK-u ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, të afërmit dhe kolegët e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“KEK-u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ahmeti, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin” , thuhet në njoftim. Ndërkohë, organet kompetente kanë nisur trajtimin e rastit, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit pritet të sqarohen përmes procedurave përkatëse.

Në fund të njoftimit, KEK-u ka përcjellë edhe një mesazh për të ndjerin : “I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenitin.”

Burimi: Bota Sot